Print

Promivimi

Promovohet në Prishtinë Libër Kujtimi i Kosovës

Në organizim të Fondit për të drejtën humanitare dhe Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë u bë promovimi i Libër Kujtimi i Kosovës, 1998 i cili përmban narrativet për 2.046 persona të vrarë, të rënë dhe të zhdukur gjatë luftës së Kosovës të vitit 1998. Sipas Natasha Kandiqit nga Fondi për të drejtën humanitare ky libër është shumë i rëndësishëm për shkak se përshkruan rrethanat e vrasjes së mijëra personave në Kosovë. “Për herë të parë në historinë e Ballkanit ne kemi një libër i cili përshkruan tregimin e viktimave dhe se do të shërbejë për gjeneratat e ardhshme do t’i referohet këtij libri kur flasin mbi atë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën”, duke shtuar se “qëllimi i këtij libri nuk është barazimi i viktimave por t’i tregohet shoqërive në Serbi dhe Kosovë se çka ka ndodhur në këtë periudhë”. Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë foli për angazhimin e dhjetëra individëve në mbledhjen e të dhënave dhe mbi 8.400 intervistave të realizuara me familjarë të viktimave. “Ky libër nuk do të mund të realizohej pa ndihmën dhe bashkëpunimin e ofruar nga familjarët e viktimave”. lexoni më shumë

 

 Promovimi i  Libër Kujtimi i Kosovës 1998

Beograd, 8.09.2011. – Në objektin e Fondit për të Drejtën Humanitare sot me datën 8 shtator në ora 12:00 u promovua vëllimi i parë i Libër Kujtimi i Kosovës  në të cilin janë të përfshirë humbjet njerëzore në Kosovë në vitin 1998. Në promovim folën  ambasadori norvegjez z. Nils Ragnar Kamsvåg, drejtoresha e FDH-së Natasha Kandiq, drejtori i FDH-së në Kosovë Bekim Blakaj, Olgica Bozaniç nga shoqata e familjeve të viktimave dhe personave të zhdukur, gazetari Slobodan Kostiq dhe shkrimtari Vladimir Arsenijeviç. Prezantimi u ndoq nga familjarët e viktimave dhe personave të zhdukur, përfaqësues të OJQ-ve dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik si dhe nga gjyqtarë dhe prokurorë. Askush nga politikanët apo zyrtarët e lartë të qeverisë nuk ishin prezent në këtë ngjarje.  lexoni më shumë

 Promovimi i Libër Kujtimi i Kosovës 1998 në Londër
LONDЁR, 15 shtator 2011 – Gjatё solemnitetit u prezantuan shembujt e dokumentimit tё humbjeve njerёzore sic ёshtё Libёr Kujtimi i Kosovёs, 1998 tё cilёn e prezantuan Sandra Orlovic, zёvendёs drejtoresha ekzekutive e Fondit pёr tё drejtёn humanitare (Serbi) dhe Bekim Blakaj drejtor ekzekutiv i Fondit pёr tё Drejtёn Humanitare Kosovё. Libri paraqet vёllimin e parё e njё projekti mё tё madh i cili flet pёr fatin e secilёs viktimё nё konfliktin e armatosur nё Kosovё nga viti 1998 deri nё vitin 2000 dhe i cili largon mosmarrёveshjet shumёvjecare dhe mosbesimin e dyanshёm nё lidhje me pёrmasat e humbjeve njerёzore gjatё kёtij konflikti.  lexoni më shumë
Share