Print

Nuk do të ketë më viktima pa emër

Intervistë me Natasha Kandiqin, Drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare me rastin e publikimit të librit në lidhje me viktimat në Kosovë, 1998-2000

 

NUK DO TË KETË MË VIKTIMA PA EMËR

Rade Radovanoviq

Libër Kujtimi i Kosovës: 1998-2000 është një punë e veçantë në shumë drejtime. Për herë të parë në histori të Ballkanit, një grup i humanistësh, hulumtues dhe ekip profesionistësh, nga Fondi për të Drejtën Humanitare arritën të mbledhin, hulumtojnë dhe të përmbledhin në një dokument voluminoz të veçantë, një monument të gjallë dhe të pathyeshëm emrat dhe jetët e të gjithë atyre të vrarëve, lënduarve apo të dëbuarve në mënyrë të dhunshme në Kosovë prej fillimit të vitit 1998 deri në fund të vitit 2000. Dhe, ky libër nuk është thjeshtë një listë e viktimave të krimeve të luftës apo një e dhënë e papërcaktuar statistikore që liston individët e vrarë në një mënyrë apo tjetër gjatë kësaj periudhe. Prandaj, prapa statistikave të ngurta të 2.046 jetëve të humbura në Kosovë në vitin 1998, gjëja e parë e cila bie në sy është se këta janë individ, më fort se pjesëtar të një kombi apo formacioni ushtarak. Lexuesit do të shohin skica të jetëve të individëve shumë të zakonshëm të shuara në mënyrë të dhunshme në rrethanat tragjike në Kosovë.  Kur gjatë vitit të ardhshëm tre vëllimet e mbetura të këtij projekti publikohen mëse dhjetë mijë persona të vrarë dhe të zhdukur në Kosovë do të shpëtojnë nga harresa.

 

Në nëntitullin e këtij vëllimi shkruan: Që njerëzit t’i kujtojnë njerëzit! Çfarë dëshironi të arrini me këtë projekt?Çka është e rëndësishme për ju në Libër Kujtimin e Kosovës?

Qëllimi ynë është që t’i japim fund praktikës ballkanike të viktimave dhe humbjeve njerëzore të pa emëruara dhe të ndikojmë në krijimin e një kujtese historike të bazuar në viktima reale. Vëllimi i parë i Libër Kujtimi i Kosovës na kthen prapa në të kaluarën jo fort të largët përmes jetëve dhe fatet e njerëzve që ndryshojnë nga njëri tjetri me etni, gjuhë dhe nga e si e mbanin armën në duart e tyre. Ky dokument zvogëlon mundësinë për gënjeshtra, ekzagjerime, dhe tentime të zvogëlojnë numrin e viktimave dhe numrin total të humbjeve njerëzore. Çdo shënim në libër është i verifikueshëm dhe ky është burimi i fuqisë dhe kredibilitetit. Nuk ka komente, gjykim i askujt por të dhënat flasin për vetën e tyre. Ne ftojmë publikun që të kujtojë të gjithë ata të cilët e humbën jetën dhe të kujtojnë rrethanat në të cilat këto jetë janë humbur.

Libri duket unik në atë se nuk qet në pah apo ndanë të vdekurit në baza nacionale apo baza tjera.

Në shikim të parë, libri përmban shënime të emrave me narrative të shkurtra në lidhje me jetët e humbura në luftë. Një lexim më i kujdesshëm zbulon arsyen, kontekstin dhe rrethanat në të cilat një person është vrarë, ka rënë apo është zhdukur. Ne jemi përkujdesur që secila e dhënë përmban të dhëna të mjaftueshme në lidhje me rrethanat e vdekjes dhe statusin e atij/asaj që ka vdekur. Libri në mënyrë të qartë ndan civilët prej humbjeve ushtarake si dhe viktimat e krimeve të luftës nga veteranët dhe ushtarët e vrarë në luftime.

A ka pasur vërejtje se metodologjia të cilën ju e keni përdorur barazon “viktimat me kriminelë”, “mbrojtësit me agresorë”?

Tre vite më parë ne kemi filluar me verifikimin e informatave të cilat i kemi mbledhur vitet e mëparshme dhe shpesh kemi dëgjuar nga familjet serbe dhe shqiptare se si ata nuk dëshirojnë që “viktimat e tyre të përzihen me armikun”. Me kalimin e kohës familjet kanë zbutur qëndrimet e tyre. Do të thoja se procesi KOMRA i cili ka inkuadruar një numër të caktuar familjesh ka ndihmuar të reduktojnë tensionet në mes veti e në mënyrë të veçantë familjet e personave të zhdukur. Ndoshta kjo u ka ndihmuar që të kuptojnë se të gjitha viktimat janë të barabarta, përderisa dallimet ekzistojnë në përgjegjësinë penale dhe civile. Vëllimi i parë fillon me komunën e Deçanit dhe me një serb të vdekur. Familjet e kanë pranuar këtë ngaqë e kanë kuptuar se me rastin e përpilimit të listave ne i kemi renditur komunat në mënyrë alfabetike e pastaj në secilën komunë veç e veç ne kemi paraqitur vrasjet dhe zhdukjet sipas datave.

Kjo punë ka lindur si rezultat i bashkëpunimit në mes të Fondit për Drejtën Humanitare dhe Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë ku ju jeni një ndër themeluesit. Si është zhvilluar bashkëpunimi?

FDH ka pasur një degë të zyrës së saj në Prishtinë që nga viti 1996 në të cilën hulumtuesit shqiptarë dhe serbë kanë punuar së bashku deri në Mars të vitit 1999. Në qershor të vitit 1999 zyra i ka ndaluar punët e saj dhe në atë kohë ishte e vetmja zyre në Kosovë ku serbishtja është folur. Menjëherë pas luftës zyra është menaxhuar nga Kosovare Kelmendi vajza e juristit më të njohur shqiptar i cili ishte vrarë së bashku me dy djemtë e tij në natën e parë të bombardimeve të NATO-s. Vrasësit ende nuk janë sjellur para drejtësisë. Që nga viti 2002 Bekim Blakaj ka qenë i ngarkuar me punë. Bekimi ishte një student në Beograd gjatë bombardimeve të NATO-s kur së bashku me një grup të studentëve shqiptarë ishte arrestuar dhe qëndroi në burg për një vit e gjysmë. Gjoja, grupi ka konspiruar të helmojë sistemin e ujësjellësit në Beograd. Që nga prilli i këtij viti FDH në Kosovë ka qenë një organizatë e pavarur: FDH Kosovë. Libër Kujtimi i Kosovës është një rezultat i bashkëpunimit në mes të dy organizatave, rreth 30 hulumtuesve dhe 8 analistëve. Bekim Blakaj dhe Sandra Orlloviq kanë menaxhuar dhe koordinuar hulumtimin përderisa analistët kanë proceduar dëshmitë dhe të shkruajnë procesverbalet. Puna ishte e vështirë por ne kemi harruar problemet dhe vështirësitë në momentin kur libri është publikuar më 7 shtator në Prishtinë dhe një ditë më vonë në Beograd.

Duke kërkuar të vërtetën ju keni arritur të ndërlidhni familjet serbe dhe shqiptare dhe shoqatat e tyre të cilët kanë kërkuar për të vdekurit dhe të zhdukurit e tyre. Si e shohin ata Libër Kujtimin e Kosovës?

Sipas mendimit tim, libri është një e arritur e madhe. Ne kemi arritur të ndërlidhim viktimat dhe të marrim përkrahjen e familjeve të tyre. Promovimi i librit në Prishtinë është mbajtur në prani të mëse dyqind anëtarëve të familjeve të cilët krahëhapur kanë pritur publikimin e librit. Promovimi në Beograd ka shkuar mirë gjithashtu. Asnjë zyrtar politik nuk është paraqitur por anëtarët e familjeve kanë folur hapur dhe me respekt për viktimat shqiptare. Krejt ky është rezultat i procesit KOMRA ku familjarët e personave të zhdukur dhe viktimat tjera janë mësuar të dëgjojnë viktimat tjera dhe të respektojnë njëra tjetrën, të kenë ndjenjën e empatisë.

Si duket klasifikimi i viktimave të vitit 1998? Supozoj që krimet e luftës janë larg më të mëdhatë?

Vuajtjet e viktimave shqiptare shpalosen sipas një modeli të njohur. Së pari, forcat ushtarake kanë granatuar fshatin; shqiptarët etnik kanë lëshuar shtëpitë e tyre; policia shfaqej, veçanërisht pjesëtarët e Forcave Speciale Policore; plaçkitnin dhe vranin. Nuk treguan mëshirë për gratë, fëmijët apo të moshuarit. Rreth 100 shqiptarë do të vriteshin gjatë granatimeve, duke ikur në drejtim të malit ku fshiheshin. Vetëm në vitin 1998 mëse 1,100 civil shqiptarë janë vrarë. Në vitin e njëjtë, 340 serbë, rom dhe boshnjak u vranë nga të cilët 174 ishin civil. Njerëzit të cilët nuk luftonin vriteshin. UÇK-ja hakmerrej në civilët serbë dhe rom për terrorin e shkaktuar nga ana e policisë dhe ushtrisë serbe.

Prej këtyre përshkrimeve të përmbledhura nga jetët dhe vdekjet e njerëzve real në të gjitha 446 faqet e Libër Kujtimi i Kosovës, ka tregime nga më të ndryshmet të dhunës së pakontrolluar. Njësitë policore prezent kanë qenë të Detashmentit të 37-të të Njësisë Speciale të Policisë (NjSP, forcave speciale anti-terroriste (FSAT), Njësia për Veprime Speciale (NjVS)… UÇK-ja nuk duket më pak brutale apo?

Libri ofron vështrim në një material të madh faktografik në lidhje me luftën në Kosovë, në lidhje me forcat policore dhe ushtarake por edhe aktivitetet e UÇK-së. Krime të tmerrshme janë kryer në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë por në Kosovë ato kishin një dimension tjetër. Për policët serbë, shqiptarët nuk ishin qenie njerëzore. Policia lejohej t’i vriste, të plaçkiste dhe të digjte shtëpitë e shqiptarëve. Fshatarët serbë në Kosovë paguan një çmim të lartë për veprimet arrogante dhe brutale të shtetit të tyre.

Cili ishte roli i juaj në këtë projekt?

Detyra ime ishte të definoj metodologjinë e hulumtimit dhe pasi që analistët dhe Koordinatorët e Projektit kanë shkruar narrativet në lidhje me viktima t’i kontrolloj, korrektoj dhe miratoj versionin final të të gjitha shënimeve. Edhe tre vëllime mbeten të botohen.

Sipas mendimit tuaj si dot lexohet libri dhe interpretohet në të ardhmen?

Libër Kujtimi i Kosovës duhet të shërbejë si një urë në mes të serbëve dhe shqiptarëve urë për të ardhme tjetër. Për herë të parë në historitë e tyre, organizatat e drejtave të njeriut, shqiptare dhe serbe do të kenë bazën e të dhënave të fakteve më të besueshme për atë se çfarë iu ka ndodhur shqiptarëve dhe serbëve. Kam dëshirë të them në shaka se ne jemi të vetmit që arritëm të qëndrojmë së bashku të përkushtuar në vërtetimin e fakteve në lidhje me krimet e luftës dhe të kaluarën. Gjatë bombardimeve të NATO-s përbërja jonë e përzier etnike ka hutuar oficerët ushtarak serb dhe ka lejuar kalimin në Serbi timin së bashku me partnerët shqiptar. Në Gjilan ushtarët në pikën kontrolluese ishin në shok kur kuptuan se dy serbë ishin në veturë me tre shqiptarë. Mendoj se na kishin zili

A do të vazhdojë ky projekt në kuadër të projektit KOMRA? A do të ketë Libër Kujtimi boshnjak, serb, kroat… Libër Kujtimi Jugosllav 1991-2001?

Dy vite më parë ne kemi filluar me hulumtimin e humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në luftërat në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë. Ai dokument, gjithashtu sikurse Libër Kujtimi i Kosovës është kontribut ynë për KOMRA-n. Me këto dokumente, themelimi i KOMRA-s e cila do të jetë e ngarkuar me përpilimin e listës e të gjitha viktimave në luftërat jugosllave do të mëtojnë të plotësojnë një nevojë të vërtetë sociale.

Share