- - http://www.kosovskaknjigapamcenja.org/?lang=zh -

Prezantimi i regjistrit të vrarëve, të zhdukurve dhe të rënëve i mbajtur në Prishtinë

Fondi për të drejtën humanitare – Kosovë (FDH Kosovë) me datën 27 prill 2010 ka mbajtur ka bërë prezantimin e rezultateve të deritanishme të Regjistrimit të të vrarëve, rënëve dhe të zhdukurve shqiptarë në komunën e Prishtinës/Pristina, në periudhën kohore prej 01.01.1998-31.12.2000. Prezantimi është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal në Prishtinë/Pristina, ku të pranishëm ishin më tepër se 130 anëtarë të familjarëve të të vrarëve, rënëve dhe të zhdukurve në regjionin e komunës së Prishtinës/Pristina.

Në fjalën hyrëse, drejtoresha e Drejtoratit të Shëndetësisë dhe të Asistencës Sociale të Kuvendit Komunal, Nazane Breca, u dëshiroi mirëseardhje anëtarëve të familjarëve të viktimave dhe përkrahu punën e FDH-së Kosovë në mbledhjen e të dhënave për të vrarët, rënët dhe të zhdukurit, ajo ceku se “Projekti i FDH-së është i një rëndësie të madh sepse deri më tani askush nuk ka bërë diçka më domethënëse për viktimat. Kuvendi Komunal i Prishtinës është i gatshëm që FDH-së t’i ofroj përkrahje në realizimin e këtij projekti dhe krijimin e kujtesës për viktimat nëpërmes të Librit Kosovar të Kujtesës.
Shefi i zyrës së FDH-së Kosovë, Bekim Blakaj, i ka njoftuar familjarët e viktimave me të dhënat për numrin e viktimave në territorin e komunës së Prishtinës/Prishtinë, strukturën nacionale të tyre, atë gjinore, si dhe moshën e viktimave.

Pas prezantimit, anëtarët e pranishëm të familjarëve të viktimave e kanë verifikuar saktësinë e të dhënave për më të afërmit e tyre të cilat FDH-ja i posedon në Bazën e të dhënave. Me atë rast ekipit të FDH-së që janë të angazhuar në Regjistrimin e viktimave, i janë dorëzuar numër i konsideruar i dokumenteve dhe fotografive të cilat vërtetojnë identitetin e viktimave.
Në linkun e mëposhtëm mundeni të shkarkoni prezantimin komplet të regjistrimit të të vrarëve dhe të zhdukurve në Prishtinë.