Print

Prezantimi i regjistrit të vrarëve, të zhdukurve dhe të rënëve i mbajtur në Podujevë

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) me datën 9 mars 2010 ka bërë prezantimin e rezultateve të Regjistrimit të të vrave, rënëve dhe të zhdukurve shqiptar në komunën e Podujevës nga periudha prej 1 janarit 1998 e deri me 14 qershor 1999.
Në Prezantim i cili është mbajtur në sallën e Kinemas së Qztetit, të pranishëm ishin më tëpër se 130 pjesëtarë të familjarëve të të vrarëve, rënëve dhe të zhdukurve, si dhe përfaqësues të mediave.
Familjarët e viktimave me këtë rast i kanë dorëzuar FDH-së Kosovë një numër të konsideruar të dokumentacioneve relevante dhe fotografive të cilat vërtetojnë identitetin e viktimave.

pod3

 

Në emër të Kuvendit Komunal të Podujëvës/Podujevo, i pranishëm ishte edhe këshilltari i lartë komunal, Faik Gashi.
Shefi i zyrës së FDH-së Kosovë, Bekim Blakaj, i njoftoi familjarët e viktimave me punën e FDH-së Kosovë në çështjen e mbledhjes së të dhënave për të gjithë ata që kanë rënë, janë vrarë dhe figurojnë të zhdukur në Kosovë nga periudha prej vitit 1998 e deri në vitin 2000, njëherit i njoftoi edhe për përpjekjet që këto të dhëna mbi fatin e viktimave do të botohen në Librin e Kujtesës. Më pas ai u ka prezantuar të pranishmëve rezultatet e deritanishme të Regjistrimit në raport me numrin e përgjithshëm të viktimave në Podujevë/Podujevu, strukturën e moshës si dhe të gjinisë së viktimave. Bekim Blakaj po ashtu ka theksuar se askush nuk mund të barazoj viktimat me me ata që i kanë kryer këto krime  dhe me peshën e krimit që është bërë ndaj tyre.
Në fund të prezantimit, anëtarët e familjarëve të të vrarëve, rënëve dhe të zhdukurve i kanë verifikuar të dhënat për më të afërmit e tyre që figurojnë në Bazën e të dhënave të FDH-së Kosovë. Gjatë verifikimit ka rezultuar se shumica e të dhënave në dosjet e viktimave janë të plota dhe të sakta.
pod1

Në linkun e mëposhtëm mundeni të shkarkoni prezantimin komplet të regjistrimit të të vrarëve dhe të zhdukurve në Podujevë/Podujevo.

Share