Print

Prezantimi i regjistrit të vrarëve, të zhdukurve dhe të rënëve i mbajtur në Pejë

Mё shumё se 140 anёtarё tё familjeve tё viktimave tё konfliktit nё Kosovё gjatë  vitit 1999, morën pjesё nё prezantimin e tё dhënave pёr tё vrarёt, zhdukurit dhe tё rёnёve nё komunën e Pejёs/Peć, tё cilёn me datёn 25 nёntor 2009 e organizoi Fondi pёr tё Drejtёn Humanitare – Kosovё (FDH).

web2

Nё mbështetje tё Kuvendit Komunal tё Pejёs, prezantimi ёshtё mbajtur nё Sallёn e kuvendit dhe tё pranishmёve u ёshtё drejtuar Ali Sulqa, kryetari i KK Pejё. Ai i ёshtё falënderuar FDH-sё Kosovё pёr organizimin e takimit me familjarёt e tё vrarёve dhe tё  zhdukurve dhe njёherit u dëshiroi sukses nё punёn e mëtutjeshme.

web3

Shefi i zyrёs sё FDH-sё Kosovё, Bekim Blakaj, ua sqaroi se qëllimi i Regjistrimit tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve, ёshtё krijimi i njё shënimi tё qёndrueshёm i cili do tё shërbej si vërejtje pёr gjeneratat e ardhshme qё krimet mё asnjёherё mos tё pёrsёriten. Pas kësaj, Bekim Blakaj ka prezantuar tё dhënat statistikore pёr tё vrarёt, tё zhdukurit dhe tё rёnёt e komunёs sё Pejёs/Peć dhe rrethinës, si dhe prezantimin e Bazёs sё tё dhënave tё FDH-sё.

web1

Pas prezantimit, anёtarёt e familjeve tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve, kanё bёrё verifikimin e tё dhënave tё cilat FDH Kosovё i posedon pёr anёtarёt e familjeve tё tyre dhe mё atё rast janё tubuar 163 formularё me tё dhёna shtesё pёr viktimat, njёherit ёtё tubuar edhe njё numër i madh i fotografive tё viktimave dhe i dokumentacionit tjetër pёr Bazёn e tё dhënave.

Nё linkun vijues mund tё shkarkoni dokumentin nga prezantimi i tё dhënave pёr tё vrarёt, rёnёt dhe tё zhdukurit nё komunën e Pejёs/Peć, nё format PDF.

Share