Print

Prezantimi i regjistrit të vrarëve, të zhdukurve dhe të rënëve i mbajtur në Prizren

Më tepër se 130 anëtarë të familjarëve të të vrarëve, rënëve dhe të zhdukurve nga komuna e Prizrenit/Prizren, ishin të pranishëm në prezantimin e të dhënave të të vrarëve, rënëve dhe të zhdukurve në regjionin e komunës së Prizrenit, të cilin e organizoi Fondi për ë Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) më datën 28 tetor 2009.

popunjavanje

Në fillim të prezantimit i cili është organizuar me përkrahjen e Kuvendit Komunal të Prizrenit dhe është mbajtur në sallën  e këtij kuvendi, të pranishmëve u është drejtuar Reshat Mehmeti nga Drejtorati për mirëqenie shëndetësore dhe sociale. Në emër të komunës së Prizrenit ai u ka dëshiruar suksese në punë stafit të FDH-së Kosovë dhe ka shprehur shpresën se me angazhimin e hulumtuesve të FDH-së do të arrihet deri te informacionet për trupat e të zhdukurve gjatë luftës gjë e cila do të ishte një lehtësim shumë i madh për familjarët e atyre viktimave.

prezentacija_B

Shefi i zyrës së FDH-së Kosovë në Prishtinë, Bekim Blakaj, u është falënderuar anëtarëve të familjarëve të viktimave që në numër aq të madh ishin prezent dhe të cilët kishin shprehur gatishmëri që të verifikonin të dhënat për më të afërmit e tyre  në Bazën e të dhënave të FDH-së. Më pas ai i ka prezantuar të dhënat statistikore të të vrarëve, rënëve dhe të zhdukurve në komunën e Prizrenit dhe rrethinës. Po ashtu ka bërë prezantimin e Bazës së të dhënave dhe mënyrën e arkivimit dhe të përpunimit të të dhënave.

provera

Anëtarët e familjarëve të të vrarëve, rënëve dhe të zhdukurve nga komuna e Prizrenit, pas prezantimit të të dhënave kanë pasur rastin që të verifikonin të dhënat për më të dashurit e tyre. Me këtë rast stafi i FDH-së Kosovë i kanë tubuar 168 formularë me të dhënat për viktimat dhe po ashtu një numër të madh të fotografive dhe dokumentacionit përkatës të cilat vërtetonin saktësinë e identitetit të viktimave.

Në linkun e mëposhtëm mundeni të shkarkoni prezantimin komplet të regjistrimit të të vrarëve dhe të zhdukurve në Prizren.

Share