Nё prezantimin e tё dhënave tё tё vrarёve, zhdukurve dhe tё rёnёve nё komunën e Skendёrajit, tё cilin e organizoi Fondi pёr tё Drejtёn Humanitare Kosovё (FDH-Kosovё), pjёsёmarrёs ishin mё shumё se 400 familjarё tё viktimave tё konfliktit gjatё vitit 1999 nё Kosovё.
Me përkrahjen e Kuvendit Komunal tё Skenderajit, prezantimi ёshtё mbajtur nё objektin e shtёpisё sё kulturës, “Hamzё Jashari”, nё Skenderaj. Nё fillim tё prezantimit tё pranishmёve u ёshtё drejtuar nёnkryetari i Kuvendit Komunal tё Skenderajit, Avdyl Imeri. Nё fjalimin e tij, ai ka falënderuar FDH-n Kosovё, ndërsa familjarëve tё viktimave u ka bёrё thirrje qё tё ndihmojnë nё procesin e regjistrimit tё tё vrarёve, zhdukurve dhe tё rёnёve nё konfliktin e Kosovёs.
Tё dhënat statistikore pёr tё vrarёt, zhdukurit dhe tё rёnёt nё komunën e Skenderajit dhe rrethinës, i ka prezantuar shefi i zyrës se FDH-sё nё Kosovё, Bekim Blakaj. Njёherit ai ka bёrё edhe prezantimin e Bazёs sё tё dhënave dhe mёnyrёn se si tё dhënat përpunohen dhe arkivohen.
Pas prezantimit tё tё dhënave, anёtarёt e familjeve tё tё vrave, zhdukurve dhe tё rёnёve, kanё pasur rastin qё t’i verifikonin tё dhënat pёr pjesёtarёt e familjeve tё tyre qё janё nё mesin e viktimave. Me kёtё rast stafi i FDH-sё Kosovё ka mbledhur rreth 300 formularё me tё dhëna pёr viktimat, si dhe numër tё madh tё fotografive dhe dokumentacionit pёrkatёs pёr Bazёn e saj tё tё dhënave.
Nё linkun vijues mund tё shkarkoni verzionin komplet tё prezantimit tё regjistrimit tё tё vrarёve, zhdukurve dhe tё rёnёve, qё ёshtё mbajtur nё komunën e Skenderajit.