Print

Prezantimi i regjistrit të vrarëve, të zhdukurve dhe të rënëve i mbajtur në Izbicё

Fondi pёr tё Drejtёn Humanitare-Kosovё (FDH Kosovё), me datёn 26 shtator 2009, nё fshatin Izbicё (komuna Skenderaj), ka organizuar prezantimin e tё dhënave tё tё vrarёve, zhdukurve dhё tё rёnёve nё kёtё fshat gjatё periudhës kohore prej datës 27 deri mё 29 mars, si dhe me datën 11 maj tё vitit 1999.

HPIM3994a

Gjatё prezantimit, FDH Kosovё ka paraqitur pamjet statistikore tё tё dhënave tё 124 civilёve shqiptar tё cilёt pjesёtarёt e forcave serbe i kanё vrarё me datёn 27 dhe 28 mars nё Izbicё, pastaj pёr pjesёtarёt e UÇK-sё tё cilёt kanё rёnё me datёn 12 mars 1999, si dhe tё dhënat pёr 12 civilёt shqiptar tё cilёt me datёn 11 maj 1999, pjesёtarёt e forcave serbe i kanё vrarё nё lagjen “Xhemajli” nё fshat.

HPIM3196a

Nё prezantim i cili ёshtё mbajtur nё objektin e shkollës fillore “Skender Skenderi” tё fshatit Izbicё, prezent ishin 56 anёtarё tё familjarёve tё tё vrarёve, zhdukurve dhe tё rёnёve.

HPIM3996a

Me atё rast stafit tё FDH-sё Kosovё,  anёtarёt e familjeve tё viktimave i kanё plotësuar dhe i kanё dorëzuar 67 formularё me tё dhënat pёr mё tё afërmit e tyre qё janё nё mesin e viktimave, si dhe numër tё madh tё fotografive tё viktimave.

Nё linkun vijues mund tё shkarkoni versionin komplet tё prezantimit tё tё dhënave pёr tё vrarёt, zhdukurit dhe tё rёnёt nё fshatin Izbicё.

Share