Print

Prezantimi i regjistrit të vrarëve, të zhdukurve dhe të rënëve i mbajtur në Obiliq

Fondi pёr tё Drejtёn Humanitare (FDH Kosovё) me datёn 18 shtator 2009, nё Obiliq, ka organizuar prezantimin e tё dhёnave tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve nё rajonin e kёsaj komune nё periudhёn e konfliktit luftarak tё vitit 1998/1999. Me kёtё rast tё pranishmëve u ёshtё prezantuar Baza e tё dhënave pёr tё gjitha viktimat e Kosovёs nga kjo pёriudhё kohore poashtu anёtarёt e familjeve tё viktimave kanё pasur rastin qё t’i verifikojnë tё dhënat pёr mё tё afërmit e tyre tё cilat figurojnë nё Bazёn e tё dhënave.

W2

Nё prezantim, i cili ёshtё mbajtur nё sallёn e Kuvendit Komunal tё Obiliqit, tё pranishëm ishin mё shumё se 40 anёtarё tё familjarëve tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve nga territori i kësaj komune.

W3

Zyrtarёt komunal tё komunës sё Obiliqit, e kanё përkrahur nё tёrёsi iniciativën e FDH-sё. Nënkryetari i komunës, Hajriz Bekteshi, nё fjalёn e tij hyrëse u ёshtё falënderuar organizatorёve tё prezantimit si dhe familjarёve pёr pjesёmarrjen e tyre dhe ka theksuar se asnjёherё nuk ёshtё shumё vonё tё ndajmё dhembjen  me viktimat dhe familjarёt e tyre. Nё prezantim kanё qenё prezent edhe njё gazetar nga mediat lokale poashtu edhe njё pёrfaqёsues i KFOR-it.

W4

Nё fund te prezantimit, tё gjithё tё pranishmit i kanё verifikuar tё dhënat tё cilat i posedon FDH-ja  nё Bazёn e tё dhënave, pёr anёtarёt e familjeve tё tyrё tё rёnё. Njё numër i familjarёve tё viktimave i kanё dorëzuar stafit tё FDH-sё fotot dhe kopje tё dokumenteve personale tё anёtarёve tё familjeve tё tyre tё cilёt janё nё listёn e viktimave.

Në linkun e mëposhtëm mundeni të shkarkoni prezantimin komplet të regjistrimit të të vrarëve dhe të zhdukurve në Obiliq.

Share