- - http://www.kosovskaknjigapamcenja.org/?lang=zh -

Prezantimi i regjistrimit tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve nё komunat e Gjilanit/Gnjilane, Vitisё/Vitine, Kamenicёs/Kamenica dhe Novobёrd/Novobrdo

Fondi pёr tё drejtёn humanitare Kosovё (FDH Kosovё) me datёn 9 shkurt 2010, nё sallёn e Kuvendit Kosmunal nё Gjilan/Gnjilane, ka bёrё prezantimin e rezultateve tё deritanishme tё Regjistrimit tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve shqiptarё nё komunat e Gjilanit/Gnjilane, Vitisё/Vitine, Kamenicёs/Kamenice dhe Novobёrdёs/Novobrde nё periudhën kohore prej 1 janar 1998 e deri mё 14 qershor 2000. Nё prezantim tё pranishëm ishin mё tёpёr se 70 pjesёtarё tё familjarёve tё tё vrarёve , rёnёve dhe zhdukurve, pёrfaqёsues tё mediave nga Serbia dhe Kosoova dhe pёrfaqёsues tё KFOR-it.

Nё fillim tё prezantimit, kryetari i Kuvendit Komunal tё Gjilanit/Gnjilane, Bajram Nevzati, tё pranishmëve u tha se Kuvendi komunal gjithnjë do tё përkrah secilën iniciativë e cila do tё jetë nё dobi tё familjarёve tё viktimave tё vrara dhe tё dёshmorёve tё rёnё. Mё pas, kryetari i komunës i ёshtё falënderuar FDH-sё Kosovё pёr angazhimin nё mbledhjen e dëshmive dhe dokumentacionit qё kanё tё bёjnё me vrasjet dhe zhdukjet e personave gjatё luftёs dhe njёherit u ka bёrё thirrje familjarёve tё viktimave qё t’i dalin nё ndihmё FDH-sё Kosovё nё mbledhjen e tё dhёnave.

Shefi i zyrës sё FDH-sё Kosovё, Bekim Blakaj, nё fjalёn e tij hyrёse tha sё tё vrarёt, tё rёnёt dhe tё zhdukurit nuk janё vёtёm shifra por se ata kanё identitetin e tyre, familjet e tyre dhe tё gjitha këto tё dhёna duhet tё mblidhen dhe tё ruhen pёr gjeneratat e ardhshme dhe ka shtuar: “Ata janё shumё tё rёndёsishёm pёr ne dhe janё pjesё e historisё sonë dhe tё ardhmes sonë”. Mё pas, Bekim Blakaj ka bёrё prezantimin e rezultateve tё deritanishme tё Regjistrimit tё viktimave nga komuna e Gjilanit/Gnjilane. Vitisё/Vitine, Kamenicёs/Kamenice, dhe Novobёrdёs/Novobre.

Nё fund tё prezantimit, anёtarёt e familjarёve tё viktimave i kanё verifikuar tё dhënat pёr mё tё afërmit e tyre nё Bazёn e tё dhёnave tё FDH-sё. Gjatё verifikimit tё tё dhёnave nga ana e familjarёve ekipit tё FDH-sё Kosovё i ёshtё dorëzuar njё numër i konsideruar i fotografive tё viktimave dhe dokumentacion pёrkatёs.

Në linkun e radhës mund të shkarkoni PDF dokumentin e plotë, lidhur me prezantimin e të pësuarve, të vrarëve dhe të zhdukurve në zonën e komunës së Suharekёs.