- - http://www.kosovskaknjigapamcenja.org/?lang=zh -

Prezantimi i regjistrit të vrarëve, të zhdukurve dhe të rënëve i mbajtur në Mejë

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në Mejë ka paraqitur të dhënat për të vrarët dhe të zhdukurit me datën 27.04.1999 në territorin e kësaj pjese të komunës së Gjakovës, kur forcat serbe në luginën e Carragoit kanë vrarë ose ndarë nga kolona e refugjatëve 384 Shqiptarë, ndërsa banorët e tjerë I kanë përndjekur për Shqipëri.

 

Përveç kësaj janë paraqitur edhe të dhënat mbi viktimat e rëna në Bistrazhin me 14 Prill 1999, kur NATO ka bombarduar kolonën e refugjatëve.

 

Në prezantimin i cili është mbajtur në hapësirat e restorantit Vendlindja në Mejë kanë marrë pjesë më shumë se 80 anëtarë të familjeve të vrarëve dhe të zhdukurve me 27 Prill 1999 në Mejë, Korenicë, Bistrazhin, Dobrosh dhe fshatrat tjera.

 

Të gjithë të pranishmit kanë verifikuar saktësinë e të dhënave për të pësuarit e familjarëve të tyre dhe një numër i tyre FDH-së i ka dhënë fotografitë dhe kopjet e dokumenteve personale.

Në linkun e mëposhtëm mundeni të shkarkoni prezantimin komplet të regjistrimit të të vrarëve dhe të zhdukurve në Mejë/Meji.