Print

Prezantimi i regjistrit të vrarëve, të zhdukurve dhe të rënëve i mbajtur në Lipjan

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH Kosovë) prezantoi me datën 11 Korrik 2009. të dhënat për viktimat, të vrarë dhe të zhdukur në zonën e komunës së Lipjanit / Lipljan në periudhën e vitit 1998-1999. Prezantimi në lokalet e Kuvendit Komunal u ndoq nga më shumë se 50 anëtarë të familjes të vrarë dhe të zhdukur.

 

Në fillim të prezantimit, Drejtori i Bordit të Arsimit dhe Kulturës të Kuvendit Komunal Lipjan / Lipjan Nazmi Krasniqi, theksoji se projekti i mbledhjes së dhënave mbi viktimat në Kosovë ka mbështetjen e autoriteteve komunale dhe që qeveria lokale dhe  vetë direkt do të angazhohet në plotësimin e listës e të pësuarve në një mënyrë më të detajuar, të plot dhe gjithëpërfshirëse  në të cilën punon FDH në Kosovë.

lipljan2a

Anëtarët e familjeve të viktimave gjatë prezantimit.

Shefi i zyrës të FDH Kosovë, Bekim Blakaj, i paraqiti rezultatet e regjistrimit të Shqiptarëve të cilët janë të vrarë dhe të zhdukur në territorin e komunës së Lipjanit / Lipljan.

Në fund të prezantimit, anëtarët prezent të familjeve  të viktimave në bazën e të dhënave të FDH i verifikuan të dhënat mbi viktimat dhe të afërmit e tyre. Një numër i madh i pjesëtarëve të familjes, ja dozoi FDH Kosovë fotot dhe kopjet e dokumenteve personale të pësuarve, të vrarëve dhe të zhdukurve.
lipljan1a

Verifikimi në bazën e të dhënave të FDH.

Prezantimi është ndjekur nga përfaqësuesit të mediave, mes të tjerash, dhe nga dy korrespondentë të huaj, agjencia e lajmeve AFP dhe Kjodo.

Prezantimi i regjistrit të vrarëve, të zhdukurve dhe të rënëve i mbajtur në  Lipjan

Share