- - http://www.kosovskaknjigapamcenja.org/?lang=zh -

Prezantimi i regjistrit tё tё vrarёve, tё zhdukurve dhe tё rёnёve nё burgun e Rahovecit

Të shtunën në Rahovec, Fondi për të Drejtën Humanitare bëri prezan-timin e regjistrimit të të vrarëve dhe të zhdukurve nga komuna e Rahovecit Ishin të pranishëm me këtë rast familjarët e të vrarëve, kryetari i komunës së Rahovecit, Qazim Qeska, si dhe drejtoresha ekzekutive e FDH, znj. Natasha Kandiq.

“Ata e kanë shënuar historinë e Kosovës”, është shprehur Qesku për dëshmorët dhe martirët e shumtë të kësaj ane, duke shtuar se në Kosovën e lirë “dhimbja e juaj po shndërrohet në krenari. Emrat e tyre duhet të shkruhcn dhe të ruhen përjetësisht në historinë tonë”.

 

Natasha Kandiq rikujtoi se “shumë herë kam qenë këtu para, gjatë dhe pas lufte, dhe kam parë çka ka ndodhur në fshatrat tuaja, në   Krushë   të   Madhe,   Fortesë, Celinë, Rudinë, por sot e kësaj dite ende nuk janë dënuar përgjegjësit dhe autorët e atyre krimeve. Ne jemi munduar të mbledhim shën-ime relevant, të krijojmë doku-mente të cilët askush nuk mund t’i mohojë, sepse ato bazohen në dësh-mitë okulare, dhe janë dokumente reale. Brezat e ardhshëm duhet ta dinë se çka ka ndodhur në Kosovë dhe askush nuk do t’i harrojë krimet e bëra këtu”. Ajo pastaj rrëfeu për masakrën në fshatin Fortesë (ish-Bellacerkë) dhe tha: “Për masakrën në Fortesë kam dëgjuar në Prishtinë dhe pas dy clitëve kam marrë rrugën për këtë fshat. Rreth një varreze masive janë tubuar 200 njerëz dhe kur kanë dëgjuar gjuhën serbe, nga habia janë shtangur, por një i pranishëm nga familja Popaj më ka njohur dhe u ka thënë për mua kush jam. Në ato momente të rënda, fshatarët kanë mbledhur forcë për të më
Falënderuar. Ai moment do të jetë i paharrueshëm për mua”, tha Kandiq.

Nga të dhëna që i ka prezantuar Bekim Blakaj, shef i Zyrës së FDH në Prishtinë, për regjistrimin e të vrarëve dhe të zhdukurve janë per-dorur 653 dokumente të ndryshme për periudhën nga një janari 1998 deri me 14 qershor 1999, sipas të cilave në komunën e Rahovecit janë identifikuar 817 persona të vrarë, nclërkaq konsiderohen të zhdukur edhe 300 sish, nga i cili numër gjys-ma janë në moshës 26-55 vjet, 26 fëmi-jë, kurse në masakrën e Rudinës (ish-Pastaseli) nga 106 të vrarëve, 29 janë pleq të moshës mbi 70 vjeçare.
Pas prezantimit, shumë familjarë janë interesuar për fatin e të vetëve, por edhe janë mbledhur edhe disa dëshmi relevante për masakrën në Rudinë dhe në Rahovec, në bazë të të cilave do të nisin hetimet kundër përgjegjësve dhe autorëve.

Verifikimi emër për emër i regjistrimit-Rahovec