- - http://www.kosovskaknjigapamcenja.org/?lang=zh -

Prezantimi i regjistrit tё tё vrarёve, tё zhdukurve dhe tё rёnёve nё burgun e Suharekёs

Pezentimin e parё tё regjistrimit tё tё vrarёve, tё zhdukurve dhe tё rёnёve nё Kosovё gjatё viteve 1998-1999, Fondi pёr tё drejtёn humanitare nё Kosovё (FDH Kosovё) e ka organizuar me datёn 18 prill 2009, nё Suharekё/Suva Reka. Prezentimi i ёshtё kushtuar paraqitjes sё rezultateve tё arritura deri mё tani. Nё ketё prezentim tё pranishёm kanё qenё mё tepёr se 70 familjarё tё viktimave.

Kryetari i komunёs se Suharёkёs/Suva Reka, Sali Asllani, nё fjalёn e tij hyrёse e ka pёrkrahur kёtё iniciativё tё FDH-sё dhe punёn e drejtoreshёs ekzekutivё tё kёsaj organizate, Natasha Kandiq.

Drejtoresha ekzekutive me kёtё rast ka folur pёr krijimin e Bazёs sё tё dhёnave pёr tё rёnёt, tё vrarёt dhe tё zhdukurit, pёr ndihmёn e e shoqatёs sё familjarёve tё tё zhdukurve “Shpresa” nё kёtё projekt, pёr kontributin e Hysni Berishёs dhe njerёzve tё tjerё si dhe pёr rёndёsinё e asaj qё tё dhёnat e mbledhura tё jenё tё sakta.

“Askush, asnjёherё nё asnjё vend tё botёs nuk ka bёrё diçka tё emruarin  si “Regjistrimi i viktimave”, tha Natasha Kandiq. “Kjo qёshtje gjithmonё u ёshtё lёnё familjarёve dhe shoqatave tё viktimave qё ata tё publikojnё libra, monografi, por kurrё askush nuk ka bёrё njё regjistrim tё tёrsishёm tё viktimave, tё atyre qё kanё rёnё, atyre qё janё vrarё dhe qё janё tё zhdukur. Kjo ka njё rendёsi shumё tё madhe pёr familjet e viktimave qё ata ta dinё se ёshtё shkruar diçka, por domethёnja mё e madhe ёshtё qё ato viktima tё mbesin nё kujtesёn e gjeneratave tё ardhshme”
Pas prezentimit, nё Bazёn e tё dhёnave tё FDH-sё,  tё pranishmit i kanё verifikuar tё dhёnat pёr familjarёt e tyre tё rёnё, tё vrarё apo tё zhdukur.

Në linkun e radhës mund të shkarkoni PDF dokumentin e plotë, lidhur me prezantimin e të pësuarve, të vrarëve dhe të zhdukurve në zonën e komunës së Suharekёs.