Print

Promovimi i Libër Kujtimi i Kosovës 1998 në Londër

LONDЁR, 15 shtator 2011, Akademia britanike – Shtetet kanё obligime tё qarta por nё masё tё madhe tё papёrmbushura qё nё mёnyrё gjithёpёrfshirёse dhe transparente tё raportojnё nё lidhje me personat qё kanё humbur jetёn nё konfliktet e armatosura nё gjithё botёn. Kjo ёshtё porosia bazё e nismёs sё re Karta mbi pranimin e tё gjitha viktimave tё konflikteve tё armatosura, e cila u promovua tё enjten mё 15 shtator 2011 nё Akademinё britanike dhe tё cilёn tanimё e kanё pёrkrahur 37 organizata tё cilat merren me cёshtjet humanitare dhe tё drejtave tё njeriut nga e gjithё bota.

Porositё bazё tё kёsaj karte nuk janё tё numёrta por shumё tё pёrhapura. Nё Kartё kёrkohet qё shtetet tё sigurojnё qё cdo viktimё e konfliktit tё armatosur tё jetё:

  • E regjistruar me kohё
  • E identifikuar nё mёnyrё tё saktё
  • E pranuar publikisht

Kjo ftesё shteteve u dёrgohet nga ana e rrjetit tё sapoformuar tё organizatave jo-qeveritare tё cilat merren me dokumentimin e tё vrarёve dhe konfliktet aktuale tё armatosura apo nё hapёsirat tё cilat karakterizohen me shkallё tё lart tё dhunёs tё shkaktuar nga kriminaliteti. Kartёn para publikimit tё saj e kanё pёrkrahur organizatat humanitare dhe organizatat jo-qeveritare tё cilat konsiderojnё se njё dokumentim gjithёpёrfshirёs dhe i ndёrgjegjshёm i viktimave tё konflikteve tё armatosura, duke pёrfshirё edhe ata tё zhdukurit nё mёnyrё tё dhunshme, qenёsore pёr punёn e tyre humanitare dhe se kjo ёshtё pёrputhshmёri me vlerat tё cilat promovohen.

Nё njё ceremoni ku kjo Kartё ёshtё promovuar nё Akademinё britanike tё cilёn e ka organizuar Grupa Hulumtuese e Oksfordit (Oxford Research Group) e ka udhёhequr kryetari i Akademisё britanike Sir Adam Roberts. Nё kёtё ceremoni kanё qenё tё pranishёm pёrfaqёsuesit e rrjetit tё sapoformuar tё organizatave jo-qeveritare, pёrfaqёsuesit e organizatave tjera jo-qeveritare, qeverive dhe simpatizues tё shumtё tё kёsaj nisme. Pas publikimit solemn tё enjten, Karta do tё jetё e hapur tё nёnshkruhet me qёllim tё arrihet njё pёrkrahje sa mё e gjerё e shoqёrisё civile dhe pastaj tё ushtrohet trysni mbi shtete qё tё njёjtёn t’a adoptojnё. Nё lidhje, ёshtё fakt i rёndёsishёm e cila mund tё ndikojё nё shtetet qё tё adoptojnё kёtё Kartё ёshtё kёrkesa pёr dokumentim e humbjeve njerёzore e cila ёshtё e futur thellё nё tё drejtёn ndёrkombёtare qё nё esencё i bёnё tё obligueshёm (nё vecanti por jo eksluzivisht kur shtetet janё tё palё nё konfliktin e armatosur).

Duke folur nё ceremoni nё Akademinё britanike, Hamit Dardagan, bashkёdrejtues i programit tё grupit hulumtues tё Oksfordit – Every Casualty (Cdo viktimё), i cili ka marrё pjesё ё pёrgatitjen e draft Kartёs dhe i cili e ka studiuar bzёn ligjore theksoi disa pjesё tё Kartёs dhe qёllimet e saj:

“Konflikti i armatosur vazhdon tё sjellё humbje njerёzore nё gjithё botёn, por ende njё numёr shumё i madh i tyre vdes nё errёsirё, tё paemёruar dhe tё papranuar, dhembja dhe tragjedia e humbjeve tё tyre largohen pёrgjithmonё nga kujtesa publike. Askush mё mirё nuk i kupton vёshtirёsitё e dokumentimit tё kёtyre vdekjeve tё cilёt janё takuar nё kёtё hapёsirё, ngaqё ne do tё bёjmё kёtё punё dhe do tё mundohemi tё tejkalojmё tё gjitha vёshtirёsitё. Kjo ёshtё nё kundёrshti me praktikёn e shumё shteteve tё cilat nё vend se tё investojnё gjithё mundin nё mёnyrё qё tё pёrmbushin kёtё obligim kёrkojnё arsyetimin nё mёnyrё qё t’i ikin dhe i japin vetes tё drejtёn qё tё relativizojnё gjithё arsyeshmёrinё e humbjeve njerёzore dhe se nё raport me kёtё cёshtje tё sillen si cёshtje politike.

Ёshtё shumё e rёndёsishme qё Karta tё publikohet publikisht nё Akademinё britanike nё vendin ku njihet pёrsosmёria nё shkencat shoqёrore dhe humane sepse viktimat e konflikteve tё armatosura janё pjesё e sё tashmes por edhe fakte historike. Nёse thjeshtё kёrkesat e kёsaj Karte do tё plotёsohen do tё mundemi qё pёrfundimisht tё shohim se nё lidhje me kёtё cёshtje flitet si cёshtje e sё vёrtetёs – e vёrtetёs nё raport me viktimat tё cilat kanё emrat dhe identitetet si dhe vёrtetes nga e cila nuk mund tё iket sa pёr neve po aq edhe pёr familjet e tё vrarёve”.

Gjatё solemnitetit u prezantuan shembujt e dokumentimit tё humbjeve njerёzore sic ёshtё Libёr Kujtimi i Kosovёs, 1998 tё cilёn e prezantuan Sandra Orlovic, zёvendёs drejtoresha ekzekutive e Fondit pёr tё drejtёn humanitare (Serbi) dhe Bekim Blakaj drejtor ekzekutiv i Fondit pёr tё Drejtёn Humanitare Kosovё. Libri paraqet vёllimin e parё e njё projekti mё tё madh i cili flet pёr fatin e secilёs viktimё nё konfliktin e armatosur nё Kosovё nga viti 1998 deri nё vitin 2000 dhe i cili largon mosmarrёveshjet shumёvjecare dhe mosbesimin e dyanshёm nё lidhje me pёrmasat e humbjeve njerёzore gjatё kёtij konflikti. Duke folur gjatё solemnitetit, Sandra Orlovic, zёvendёs drejtoresha ekzekutive e FDH-sё tha:

“Mbetet e pakuptueshme deri mё sot, njё shekull pas lindjes sё tё drejtёs ndёrkombёtare humanitare, shtetet vazhdojnё tё mos regjistrojnё shumё nga ata vuajtjet e tё cilёve kanё qenё shkaku i lindjes dhe zhvillimit tё drejtёs ndёrkombёtare humanitare – viktimat e konflikteve tё armatosura. Ato mbesin tё paregjistruara, tё paemёruara dhe jetёt e tyre pёrgjithmonё harrohen por edhe tё pavlerrёsuara, njёjtё sikur nё momentin kur ёshtё kryer krimi. Libёr Kujtimi i Kosovёs, 1998 ёshtё pёrgjegje e qartё dhe e fuqishme ndaj kёsaj traditё tё turpshme tё mospёrfilljes sё jetёrave tё njerёzve”.

Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i FDH Kosovё tha:

“Gjatё historisё miliona njerёz janё vrarё dhe zhdukur nё konfliktet e armatosura. Familjet e tyre dhe mё tё dashurit e tyre do t’i kujtojnё pёrgjithmonё; megjithatё, pёr shumicёn e njёrzve ata janё vetёm tё dhёna statistikore dhe numra. Pёr kёtё arsye, ёshtё detyrё e jona, si shoqёri civile, t’i regjistrojmё, dokumentojmё fatin e vuajtjeve tё tyre dhe t’i bёjmё publike, me shpresё se gabimet nga e kaluara nuk do tё pёrsёriten nё tё ardhmen”.

Gjatё promovimit foli edhe Visam Tarif (Wissam Tarif), drejtori ekzekutiv i INSAN-it, organizatё e cila publikon rezultatet detajizuese tё hulumtimeve mbi humbjet njerёzore gjatё protestave tё tanishme tё pёrgjakshme nё Siri. Regjimi sirian nё masё tё madhe ka rёnduar punёn e dokumentimit tё viktimave si atyre lokale edhe monitoruesve ndёrkombёtar, duke pёrfshirё edhe tё tё KB-ve. Tarif prezantoi tё dhёnat e fundit tё INSAN-it mbi humbjet njerёzore, pёrshkroi metodat hulumtuese nё Siri dhe theksoi praktikёn e mirё dhe tё keqe si dhe efektin qё kjo e fundit ka nё opinionin publik dhe vendimarrёsit e rёndёsishёm politik. Duke folur gjatё ceremonisё Visam Tarif tha:

“Viktimat e konfliktit tё armatosur nuk janё numra, ata janё njerёz tё vёrtetё tё cilёt kishin ёndrra, trishtime dhe gёzime. Ata lan pas vetes familjet e tyre dhe miqtё e tyre, shumё nga ta janё tё zemёruar, shumё nga ta janё tё trishtuar. Pranimi i viktimave tё konfliktit tё armatosur ёshtё njohje mё e mirё e tё ardhmes. Gjatё historisё sonё kemi shkaktuar tё gjitha llojet e dhunёs. Mirёpo, cikli i dhunёs nuk mund tё vazhdojё pёrjetёsisht. Komisionet pёr tё vёrtetё dhe pajtimit kanё hapur varret dhe akeshumuar trupat nё tentimin pёr gjetje tё sё vёrtetёs. Kjo Kartё duhet tё shkurtojё agoninё e mosdijes, ndalojё shtyrjen e drejtёsisё dhe tё kontribuojё fundin e mohimit tё sё vёrtetёs”.

Kёto janё dy nga projektet e shumta tё cilat punojnё nё pranimin publik tё cmimit tё cilёn e kanё paguar individё, kryesisht civil, nё tё shumtёn e rasteve tё konflikteve tё armatosura gjithandej botёs. Karta gjithashtu mёton tё shprehё njohjen mёse tё merituar i cili mund tё bёhet edhe mё i rёndёishёm nёse qeveritё e tyre dhe opinioni publik do t’i kuptonin mё mirё.

Share