- - http://www.kosovskaknjigapamcenja.org/?lang=zh -

Promovimi i Libër Kujtimi i Kosovës 1998

Beograd, 8.09.2011. – Në objektin e Fondit për të Drejtën Humanitare sot me datën 8 shtator në ora 12:00 u promovua vëllimi i parë i Libër Kujtimi i Kosovës  në të cilin janë të përfshirë humbjet njerëzore në Kosovë në vitin 1998. Në promovim folën  ambasadori norvegjez z. Nils Ragnar Kamsvåg, drejtoresha e FDH-së Natasha Kandiq, drejtori i FDH-së në Kosovë Bekim Blakaj, Olgica Bozaniç nga shoqata e familjeve të viktimave dhe personave të zhdukur, gazetari Slobodan Kostiq dhe shkrimtari Vladimir Arsenijeviç. Prezantimi u ndoq nga familjarët e viktimave dhe personave të zhdukur, përfaqësues të OJQ-ve dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik si dhe nga gjyqtarë dhe prokurorë. Askush nga politikanët apo zyrtarët e lartë të qeverisë nuk ishin prezent në këtë ngjarje.

Natasha Kandiq në fillim të prezantimit theksoi se ky libër, në vend të numrave përmban emrat e mbiemrat të plotë të njerëzve si dhe përshkrim të ngjarjes në të cilin kishin humbur jetën, si dhe nga cila periudhë janë të evidentuar si të zhdukur. ” Qëllimi im ishte për t’i dhënë fund praktikës së Ballkanit me viktima të paemërta ”tha ajo duke shtuar se me këtë qasje ndryshohet kultura e kujtesës kolektive dhe parandalohet manipulimi me shifra dhe e theksoi si një qellim largpamës ” që t’u përgatisim gjeneratave të ardhshme një faturë të pastër”.

Olgica Bozhaniq nga Shoqata e familjeve të kidnapuarve dhe personave të zhdukur nga Kosova dhe Metohija, theksoi se çka do të thotë  ky libër për atë personalisht si një person i cili gjatë konfliktit në Kosovë humbi 14 anëtarë të familjes së saj të gjerë. Duke folur për vështirësitë në të cilat ka hasur për të zbuluar të vërtetën mbi të zhdukurit dhe përjetimin e dhimbshëm të përsëritjes së ndjenjave gjatë leximit të Libri Kujtimi i Kosovës 1998, Bozhaniq tha se ky libër është një dokument shtesë në të cilin të gjitha familjet e personave të zhdukur mund të mbështetet në kërkimin e së vërtetës për të dashurit e tyre.

Shkëlqesia e tij z. Kamsvag shprehu kënaqësinë që Qeveria Norvegjeze ka mbështetur një projekt kaq të rëndësishëm. Mbretëria Norvegjeze mbështet përpjekjet e shoqërisë civile në kërkim të së vërtetës si dhe ndihmën e ofruar viktimave të luftës, tha ai. Bekim Blakaj, drejtor i FDH-së në Kosovë, në anën tjetër, shpjegoi metodologjinë e mbledhjes së dhënave nga burime të ndryshme dhe procesin e krahasimit dhe përcaktimit të fakteve. Hulumtuesit e FDH-së në Beograd dhe Prishtinë kishin shkuar nga fshati në fshat, duke marrë informacione dhe deklarata dhe duke bërë krahasimin e tyre me të dhëna nga organizata dhe burime të tjera. Blakaj theksoi rëndësinë e procesit në të cilin punohet me kaq shumë të dhëna por vuri re se gjatë punës më së vështiri ka qenë me  familjet e të zhdukurve. ” Të gjithë  presin që ata të kthehen,” përfundoi  Blakaj.

Vladimir Arsenijeviç theksoi rëndësinë e këtij libri që mund ta ketë në shoqëri duke mos u kufizuar në individët e prekur direkt nga lufta. Ai vuri në re se  Libri Kujtimi i Kosovës  përfaqëson “në një masë neutralitetin ndaj vdekjes” duke refuzuar që humbjet njerëzore të ndahen sipas përkatësisë etnike dhe kombëtare.

Libri  Kujtimi i Kosovës 1998 është vëllimi i parë i një projekti shumë të madh. Në edicionin e tërë të Libri Kujtimi i Kosovës, ekspertët dhe hulumtuesit e FDH  në Beograd dhe Prishtinë do të përpunojnë dhe të shfaqin të gjitha  humbjet njerëzore në rajonin e Kosovës në periudhën prej 1.01.1998 deri me 31.12.2000. Libri Kujtimi i Kosovës është duke u bërë një dëshmitar të cilin askush nuk do të mund ta anashkalon” përfundoi Kandiç.